Paraqitjet fantastike këtë edicion brazilianit Vinicius Junor me fanellën e Real Madridit kanë bërë që klubi t’i ofroj kontratë të re atij.
“Mundo Deportivo” ka shkruar të enjten se te Reali brenda këtij muaji do t’i nisin bisedimet me brazilianin për kontratën e re.
Drejtuesit e klubit madrilen do t’i ofrojnë rritje të dukshme të pagës 21-vjeçarit, që këtë edicion është një prej lojtarëve kryesorë.
Aktualisht, Viniciusi fiton rreth tre milionë euro në vit, derisa me kontratën e re do të përfitojë plotë nëntë milionë euro në sezon.
Vinicusi do të nënshkruajë kontratë të re trevjeçare, që do ta mbajë në Real deri në vitin 2027.
Këtë edicion në të gjitha garat ka shënuar 21 gola dhe ka bërë 20 asistime.