Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Vinicius Jr, lojtar i ndeshjes

Vinicius Junior është shpallur lojtari më i mirë në fitoren 2:0 të Real Madridit ndaj Chelseat.

Vlerësimin e kanë bërë ekspertët e UEFA-s. Viniciusi nuk shënoi gol, por ishte rrezik i vazhdueshëm për portën e londinezëve.

“Ai ishte rrezik i jashtëzakonshëm individual te Real Madridi. Chelsea kishte plan për ta ndalur atë, por konsistenca e Viniciusit, intensiteti dhe energjia kanë bërë dallimin. Ai bëri dy asistim dhe ishte dallimi në tjetër ndeshje të nivelit të Championsit”, kanë vlerësuar ekspertët e UEFA-s.