Ylli brazilian, Vinicius Junior, ka thënë se fitorja ndaj Koresë së Jugut është për legjendën Pele.
“Dua t’i dërgoj një përqafim të madh Peles. Kjo fitore është për të. Shpresoj se çdo gjë do të shkoi mirë, që ai do ta kaloi këtë situatë dhe që ne mund të jemi kampionë me të”, ka thënë Vinicius Jr. Pele është në spital dhe po përballet me një sëmundje të rëndë.
Yjet e Brazilit kanë shfaqur një fotografi të tij pas ndeshjes me Korenë e Jugut.