Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Villar jep dorëheqjen nga postet në FIFA e UEFA

Presidenti i suspenduar i Federatës së Futbollit të Spanjës (RFEF), Angel Maria Villar, ka dhënë dorëheqjen nga postet e tij në FIFA e UEFA pas arrestimit në Spanjë javën e kaluar. Lajmin e kanë konfirmuar FIFA dhe UEFA të enjten.

Villar, i biri i tij Gorka dhe dy zyrtarë të tjerë ekzekutiv të federatës spanjolle u arrestuan më 18 korrik me akuzat për marrëveshje të fshehta, përvetësim dhe falsifikim të dokumenteve. Villarit, që mohoi të gjitha akuzat, iu refuzua liria me garanci, përcjell Koha Ditore.

Ai është zyrtari i radhës i lartë që arrestohet apo suspendohet në një skandal korrupsioni që ka goditur botën e futbollit në vitet e fundit.

Zëdhënësi i FIFA-s ka konfirmuar për Reutersin se Villar 67-vjeçar ka dhënë dorëheqjen nga pozita e tij si zëvendëspresident dhe anëtar i Këshillit të FIFA-s, pozitë që e mbante që nga viti 1998.

UEFA, po ashtu, ka konfirmuar se Villar ka dhënë dorëheqjen pas 25 vjetëve në Komitet Ekzekutiv...(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.