Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Villa ndal hovin e Newcastleit dhe hyn në garë për top-katërshe

Ollie Watkins ka vazhduar me formën e shkëlqyer dhe ka shënuar dy gola tjerë për Aston Villan që ka ndalur hovin e Newcastle Unitedit që po lufton për të zënë një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Aston Villa të shtunën fitoi me rezultatin 3:0 ndaj Newcastleit, në kuadër të xhiros së 31-të të elitës angleze të futbollit.

Jacob Ramsey në minutën e 11-të shënoi për epërsinë e parë të vendësve.

Në pjesën e dytë, Watkinsit iu anulua një gol në minutën e 61-të, por golat e minutës së 64-t dhe të 83-të ishin të rregullt për rezultatin final, 3:0.

Aston Villa ka 50 pikë në 31 ndeshje të luajtura dhe renditet e gjashta. Ka gjashtë pikë më pak se Manchester Unitedi i vendit të katërt. Kurse Newcastle mbetet me 56 pikë në endin e tretë.