Unai Emery ka udhëhequr Aston Villan drejt një fitoreje të madhe të dielën mbrëma. Në kuadër të Premier Leagues, Villa fitoi 3:1 ndaj Manchester Unitedit. Spanjolli Emery pak ditë më parë mori drejtimin e Aston Villas.
Manchester Unitedi kishte nëntë ndeshje pa humbje, në të gjitha garat. Së fundi kishte humbur më 2 tetor në derbin ndaj Manchester Cityt.
Leon Bailey dhe Lucas Digne shënuan gola të shpejtë për epërsinë e hershme të Villas. Bailey shënoi në minutën e shtatë, ndërsa Digne në minutën e 11-të.
Jacob Ramsey shënoi autogol për të ngushtuar rezultati në 2:1, në minutën e 45-të.
Por i njëjti lojtar shënoi në portën e duhur në minutën e 49-të për rezultatin 3:1 në të mirë të Aston Villas.
Ndeshja i ka takuar xhiros së 15-të. Manchesteri i ka 23 pikë nga 13 ndeshje dhe mban pozitën e pestë.
Villa është e 13-ta me 15 pikë nga 14 ndeshje.