Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Vila luksoze e Shaqirit, ndërtimi i të cilës po kundërshtohet nga banorët e Rheinfeldit në Zvicër

Xherdan Shaqiri po ka telashe në ndërtimin e një vile të ëndrrave në Zvicër, raporton gazeta “Blick”.

Ylli i përfaqësueses së Zvicrës dëshiron ta ndërtojë vilën në Rheinfelden AG, por po has në kritika e kundërshtime nga banorët e lagjes.

Ka shumë pak gjelbërim në këtë plan, thonë ata siç raporton “Basler Zeitung”.

Pos kësaj fqinjtë e ardhshëm të Shaqirit po kundërshtojnë edhe ndriçimin.

Blick e ka në dispozicion aplikimin e ndërtimit dhe vizualizimin e projektit.

Edhe Shaqirit i tërhiqet sërish leja për ndërtimin e vilës luksoze, rasti në gjykatë federale Sport Shaqirit i tërhiqet sërish leja për ndërtimin e vilës luksoze, rasti në gjykatë federale

Shaqiri po planifikon ta ndërtojë një shtëpi ëndrrash shumëkatëshe me 270 metra katrorë. Në të përfshihet një pishinë, disa ballkone dhe një zonë e bukur e jashtme. Vila nga betoni ofron hapësirë të mjaftueshme për gjithë familjet.

Makinat e Shaqirit po ashtu nuk do të neglizhohen. Sipas planit, në garazhë në katin përdhesë mund të zë tri veturat e yllit të ri të Lyonit. Aty ka edhe një stacion të karikimit elektrik. Projekti ishte planifikuar nga arkitekti Ernico Kyburz me seli në Kill]angen.

Pavarësisht kundërshtimeve të ndryshme nga banorët, aplikimi ende ekziston. Siç ka cituar “20 minuten” një arkitekt vendas, vila do të mund të ndërtohet nëse plotësohen gjitha standardet dhe rregulloret e ndërtimit.

“Në një rast të tillë, shanset për të qenë të suksesshme kundërshtimet janë relativisht të ulëta”, ka thënë ai.

Por fillimi i ndërtimit mund të vonohet si pasojë e kësaj.

“Varësisht se sa larg kundërshtuesit duan të shkojnë dhe vendimet shkojnë në instanca të ndryshme, mund të llogarisni në vonesa të detyruara prej disa muajsh apo vitesh”, ka thënë arkitekti.

Edhe Shaqiri më në fund mund ta ndërtojë shtëpinë prej 2.8 milionë frangash Sport Shaqiri më në fund mund ta ndërtojë shtëpinë prej 2.8 milionë frangash

Ende nuk është e sigurt se kur do të transferohet Shaqiri në shtëpinë e tij të re në Zvicër. Ai momentalisht është i përqendruar te Lyoni, me të cilin klub ka firmosur kontratë trivjeçare.

{gallery}