Sport

Videoja e tifozit që u tall me Spanjën kalon 5 milionë shikime

Futbollistët e Spanjës ishin cak i talljeve nga tifozët e Marokut pas përfundimit të ndeshjes.

Maroku shkoi në çerekfinale të Botërorit për herë të parë në histori, pas fitores në ekzekutimin e penalltive.

Pas përfundimit të ndeshjes në “Education City Stadium”, një tifoz ka xhiruar autobusin e Spanjës që po largohej.

Videoja u bë virale, dhe ka kaluar shifrën e pesë milionë shikimeve.

“Hej shoku im, haha. Paçi fat. Jeni skuadër e mirë. Aeroporti? Kësaj rruge”, ka thënë i riu maroken, dhe ka qeshur.