Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Vidali arrin marrëveshje me Interin

Arturo Vidal do të rikthehet në Serie A pas pesë vjetësh.

“Calciomercato” ka raportuar se Vidal tashmë ka arritur marrëveshje me Interit dhe është ne negociata me Barcelonën për ta shkëputur kontratën që i skadon vitin tjetër.

Vidal është pajtuar me pagë vjetore prej gjashtë milionë eurosh te Interi që i ka ofruar kontratë dyvjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër, transmeton KOHA.

Ai te ekipi italian pritet të transferohet si lojtar i lirë dhe shihet si përforcim i madh nga trajneri Antonio Conte me të cilin ka punuar te Juventusi.

Vidal me Juventusin ka fituar katër tituj kampioni në Serie A kurse karrierë në Evropë ka bërë edhe te Bayerni e Leverkuseni.

Edicionin e shkuar, mesfushori 33-vjeçar regjistroi 43 paraqitje te Barcelona duke shënuar tetë gola dhe asistuar tri herë.

Artikuj të ngjashëm