Vetura luksoze e Ronaldos, Bugatti Veron, është përfshirë në një aksident trafiku në Mallorca, raporton “The Sun”. Vetura që kushton 1.7 milionë funte është përplasur për një mur.
Policia ka nisur hetimet. Raportohet se veturën nuk po e drejtonte Ronaldo por një nga truprojat e tij. Ai kishte humbur kontrollin dhe goditi në një mur në një kompleks banimi në Sa Coma në Palma de Mallorca.
Policia është duke hetuar rastin.
Ronaldo me familje po i kalon pushimet në Mallorca.
Artikuj të ngjashëm
-
Bugatti Centodieci, “bisha” e Ronaldos – janë vetëm 10 të tilla në botë
-
Çmimi dhe vetura luksoze e Ronaldos është e jashtëzakonshme
-
Hyundai përplaset me Lamborghinin dhe vazhdon rrugën sipër tij
-
Koleksioni i veturave luksoze të Ronaldos që kap vlerën e 20 milionë eurove
-
Ronaldo rrezikon paraqitjen në Botëror