Sebastian Vetteli e nisi sezonin me synimin për të marrë revanshin ndaj pilotit britanik të Mercedesit, Lewis Hamilton dhe për të fituar titullin kampion bote në Formula 1 me Ferrarin.
Por kur kanë përfunduar pjesa më e madhe e garave, gjermani është ndjeshëm i shkëputur nga kampioni në fuqi i botës dhe ka komplikuar ndjeshëm rrugën drejt triumfit në garat e shpejtësisë.
Vetë Vetteli gjithsesi nuk ka ndërmend të dorëzohet dhe shpreh besim maksimal te makina që ka në dispozicion, ndërsa thekson se për të fituar titullin, ka nevojë edhe për pak fat, transmeton SS.
“Do të synojmë të rikthehemi në garë, duke filluar që nga Çmimi i Madh i radhës. Nuk dorëzohem, pasi kam një makinë shumë konkurruese, që të jep mundësinë të fitosh gara. Është shumë e rëndësishme që të mos humbim toruan në këto momente dhe të garojmë me përqendrim, ndërsa kuptohet që për të rikuperuar distancën nga Lewis, kam nevojë edhe për pak fat”, deklaroi piloti gjerman i Ferrarit.
-
Kampioni i katërfishtë i Formula 1, Vettel, tërhiqet në fund të sezonit
-
Vettel i shkruan letër Ferrarit, e bën të qartë objektivin e tij për 2019-ën
-
Vetteli nostalgjik: Do doja disa këshilla nga Schumacheri
-
Sebastian Vettel do të tërhiqet nga Formula 1 në fund të sezonit
-
Hamilton shpreson ta shënojë garën jubilare në F1 me fitoren e parë të sezonit