Ferrari rikthehet në ‘Pole Position’ në Çmimin e Madh të Kanadasë, me Sebastian Vettelin që vendosi edhe rekordin e ri të pistës. Hamiltoni do të niset nga vendi i katërt.
Në një fundjavë të dominuar nga Verstappen dhe Red Bull, Vetteli nxori më të mirën e tij, në provat kualifikuese, duke e kthyer Ferrarin në ‘pole position’, pas dy garash mungesë. Ishte një garë e fortë mes 6 pilotëve që udhëheqin Botërorin, të cilët u ndanë nga njëri tjetrin me të mijëtat e sekondës. Vetteli gjeti ritmin e duhur me gomat hypersoft, duke vendosur një kohë rekord për pistën me 1.10.764, raporton Tch.
Me më pak se 1 të dhjetën Bottas mori vendin e dytë në nisje, ndërsa në vendin e tretë u rendit Verstappen. Koha e katërt me e mirë u arrit nga Hamiltoni me 1.10.996. Pas kampionit të botës në fuqi u renditën Raikkonen dhe Ricciardo.
Ferrari nuk fitonte një ‘pole position’ në Çmimin e Madh të Kanadasë që prej vitit 2001.
“Makina ishte fantastike sot. Falënderoj skuadrën për mundësinë që më dha”, deklaroi Vetteli pas përfundimit të kualifikuesve.
-
Ferrari fiton “pole-positionin” e parë që nga viti 2019 në Monaco
-
Hamilton fiton, pasi përfitoi nga dënimi i Vettelit
-
Lewis Hamilton fiton “pole position” në Monako - Ferrari zi e më zi
-
Vetteli triumfon në Çmimin e Madh të Belgjikës
-
Vetteli siguron “pole position” në Gjermani, për Hamiltonin një pasdite për t’u harruar