Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Vettel vendos rekordin e testeve dimërore

Kur duhen edhe 2 javë nga starti i edicionit të ri të Formula 1, Ferrari ka filluar të japë shenja jete.

Pas Raikkonen edhe Vettel e shikon veten i pari në tabelën e kohëve më të mira, madje duke vendosur edhe rekordin e këtyre testeve dimërore. Me gomat “ultrasoft”, piloti gjerman i Ferrarit la pas me 3 të dhjetat Mercedesin e Hamilton, transmeton TCH.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në këtë ditë të parafundit të testeve dimërore, Vettel e ndali kronometrin në kohën 1’19’004, ndërkohë që koha e tretë ishte e Esteban Ocon me Force India. Gjermani realizoi 60 xhiro në total në cirkuitin e “Montmelo”, 8 më shumë se Hamilton. Edhe për britanikun kjo ishte një ditë për të testuar gomat “ultrasoft”.

Koha e katërt më e mirë u vendos nga Red Bull i Daniel Ricciardo, ndërsa kanë vijuar problemet për McLaren, teksa Stoffel Vandoorne u detyrua të dilte në dy raste nga pista.