Sebastian Vettel triumfoi në garën e parë të vitit në Formula 1 që u zhvillua në Melbourne të Australisë.
Piloti gjerman shfrytëzoi më së miri ndërhyrjen e makinës së sigurisë, duke parakaluar kryesuesin Hamilton, që e mbylli garën në vendin e dytë e që shfaqi probleme në çastet e fundit. Ngjitet në podium edhe piloti tjetër i Kokëkuqes, Kimi Raikkonen.
Fernando Alonso me McLarenin e tij arrin të futet mes dy makinave Red Bull të Daniel Ricciardos dhe Max Verstapen, i shtati e kaloi vijën e finishit Hulkenberg, duke lënë pas Bottas, Vandoorne dhe Sainz, transmeton SS.
25 pikë për Vettelin, ndërsa Ferrari grumbullon plot 40 pikë, 18 më shumë se Mercedes.