Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Vettel akuzon Alonson

Sebastian Vettel e thotë gjithmonë atë që mendon dhe pas Çmimit të Madh të Malajzisë sulmoi Fernando Alonson.

Spanjolli i McLaren po dublohej nga Daniel Ricciardo dhe Sebastian Vettel, të cilët po luftonin për vendin e tretë. Në kulmin e kësaj beteje, Alonso i hapi rrugën Ricciardos në kthesën e parë dhe e mbylli atë për të marrë trajektoren më të mirë për të hyrë në kthesën e dytë të pistës, duke bërë që Vettel të “ngecte” pas tij.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ricciardo fitoi oksigjen, ndërsa Vettel ngriti dorën në shenjë proteste kur parakaloi Alonson.

Pasi u ankua edhe në radio për këtë, Vettel u shpreh kështu pas garës: “Duhet pyetur Alonso pse veproi ashtu. I pa flamujt blu dhe e dinte që kishte makina pas. Nuk i pëlqen Ferrari dhe ndihmoi Ricciardon. Më mbylli rrugën, nuk kisha çfarë të bëja”.

Nga ana e tij, Alonso tha: “Nuk e kam parë çfarë ka ndodhur. U përpoqa që të mos bezdisja asnjë pilot gjatë garës”.