Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Vetëvrasja e çiklistes së destinuar për lavdi

Disa javë para se çiklistja Kelly Catlin të bënte vetëvrasje, ajo ndjeu se mendja e saj po rrëshqiste. Ajo nuk mund të përqendrohej në punën e saj në Stanford, ku ishte studente e vitit të parë në matematikë kompjuterike. 

Në një e-mail, që ajo ua dërgoi familjes së saj, një trajneri dhe një miku në janar, Catlin tha se mendimet e saj vetëm po “silleshin, silleshin e silleshin pa pushim”. 

Ajo shkroi se kishte qarë për këtë dhe kjo e bëri të ndihej edhe më keq. Catlin 23 vjeç, dikur mburrej për forcën që të mbante lotët, shkruan sot Koha Ditore.

Ajo i tha motrës së saj, Christine, se kërkimi i terapisë nënkuptonte se ajo ishte e dobët dhe se ajo do të vuante më tepër. Ndërkohë vëllait të saj, Kolin, i tha se po bëhej e çmendur dhe shqetësohej se po bëhej rrezik për të tjerët, sepse ishte e mbushur me zemërim. Ajo shkroi se kishte frikë se do të vdiste. 

“Çfarë është sikur të mos kesh më mendje?”, shkroi ajo në janar, pak ditë përpara përpjekjes së parë për vetëvrasje. Ajo iu përgjigj pyetjes. “Është e paimagjinueshme, tmerruese”.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)