Paris Saint-Germaini edhe një herë tjetër ka dëshpëruar tifozët e vet pasi u eliminua nga 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve.
Klubi parisien u eliminua nga Bayern Munichu të mërkurën mbrëma.
PSG-ja ka luajtur në 137 ndeshje në Ligën e Kampionëve, por pa e fituar këtë trofe asnjëherë.
Iu afrua shumë fitimit të trofeut në vitin 2020, por u mposht nga Bayern Munichu në finale 1:0, me golin e Kingsley Comanit.
Megjithatë, statistika edhe më të dobëta ka Arsenali, që ka zhvilluar 177 ndeshje dhe asnjëherë nuk e ka fituar trofeun.
Edhe
Kë e favorizojnë statistikat, PSG-në apo Arsenalin?
Arsenali luajti vetëm një herë në finale, kur u mposht në vitin 2006 nga Barcelona, 2:1.
Për Barcelonën kishin shënuar Samuel Eto’o dhe Juliano Belleti, kurse për Arsenalin kishte realizuar Sol Campbell.