Në Zagreb po mbahet Kampionati Botëror i xhudos për grupmoshën e kadetëve (U18). Të enjten garuan Jon Veseli dhe Laurinë Gashi.
Të dy u ndalën në luftërat e para. Jon Veseli garoi në kategorinë deri 66 kilogramë, ndërsa nuk kishte fat në short. Në luftën e parë përballë e kishte jugkoreanin Hyunwoo Ahn. Ahn dominoi plotësisht dhe fitoi me mbërthim. Laurinë Gashi garoi në kategorinë deri 52 kg. Humbi me Ippon nga spanjollja Maria Arcones.
Të mërkurën në xhiron e parë u ndal Uvejs Nesimi. Ai humbi nga italiani Francesco Crociani në kategorinë deri 50 kg. Prej xhudistëve të Kosovës ka mbetur të garojë edhe Blin Kuka. Ai të shtunën paraqitet në kategorinë deri 90 kg.