Mbrojtësi Frederik Veseli është optimist se Kombëtarja e Shqipërisë mund të kualifikohet edhe në "Euro 2020", siç bëri në "Euro 2016".
Veseli në konferencën për shtyp, të mbajtur të mërkurën në Durrës, ka thënë se asgjë nuk është e pamundur dhe se Shqipëria do të bëjë gjithçka për të realizuar një gjë të tillë, pavarësisht grupit të fortë në të cilin gjendet, transmeton Koha Ditore.
Shqipëria në këto eliminatore është pjesë e Grupit H së bashku me Francën, Islandën, Turqinë, Moldavinë dhe Andorrën.
Ndeshjen e parë eliminatore, Shqipëria do ta luajë të premten (22 mars) në "Loro Boriçi" të Shkodrës kur e pret Turqinë. Tri ditë më vonë do të jetë mysafire e Andorrës.
Dy ekipet e para të secilit grup kualifikohen në Evropian.
"Besoj se ka mundësi se asgjë nuk është e pamundur. Shqipëria e ka mundur Francën dhe Turqinë. Islanda ka marrë pjesë në Botëror dhe Evropian dhe e dimë forcën që ka. Duhet të bëjmë diçka më shumë për ta kaluar grupin dhe i kemi mundësitë. Shpresoj se do ta arrijmë me shpirtin e grupit", është shprehur Veseli...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)