Nga fundi i vitit 2018, Vero Boquete, golashënuesja më e mirë e të gjitha kohërave e përfaqësueses së Spanjës dhe lojtarja që ka fituar Ligën e Kampionëve e po ashtu tituj nacionalë në tri shtete, mori çmimin më të madh të karrierës.
Në qytetin e saj, Santiago de Compostela, në veri-perëndim të Spanjës, stadiumi kryesor u emërtua "Estadio Vero Boquete de San Lazaro".
"Është shumë e vështirë të përshkruaj dhe shpjegoj se çfarë po ndiej, pasi është një stadium historik e emblematik, ishte stadium i divizionit të parë", thotë Boquete, për stadiumin ku ka kaluar gati çdo fundjavë si fëmijë. "Është shfaqja më e madhe e dashurisë nga qyteti, nga njerëzit e mi, ata janë fqinjët e mi. Por nuk ka të bëjë vetëm se është emri im, por është emri i një femre në një stadium kryesor futbolli dhe kjo është fantastike".
Por e jashtëzakonshme është se derisa shumica e lojtarëve nderohen me veprime të tilla pasi pensionohen, 31-vjeçarja Boquete ende po luan në nivel elitar.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)