Trajnerit të Llapit, Tahir Batatinës i është shqiptuar vërejtja e fundit nga Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK).
Batatina ishte në procedurë disiplinore për shkak se kishte përdorur gjuhë të papërshtatshme ndaj gazetares së RTK-së, Qëndresa Krelani të dielën e shkuar në emisionin “Sporti Total” të KTV-së.
Krelani ishte në cilësinë e analistes në emision.
“Kryetrajneri i FC Llapi, Tahir Batatina, me ID 0011144M77; në procedurë disiplinore pasi gjatë debatit televiziv në emision sportiv të KTV-së të datës 11.04.2021, përdorë gjuhë të papërshtatshme ndaj gazetares së RTK-së Qendresa Krelani (në cilësi të analistes në emision), e që është në kundërshtim me etikën sportive. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika a, të Rregullores disiplinore; I shqiptohet masa disiplinore VËREJTJE E FUNDIT”, thuhej në njoftimin e KD-së.