Vendimi i Xherdan Shaqirit për të refuzuar përfaqësuesen e Zvicrës për dy ndeshjet e radhës në elimantore për Euro 2020 në mënyrë që të koncentrohet në klub ka ngjallur reagime në shtetin helvetik.
Në mediume ishte raportuar se një prej arsyeve që Shaqiri ka refuzuar të grumbullohet ishte se nuk iu dha shiriti i kapitenit nga seleksionuesi Vladimir Petkoviq, përcjell Koha Ditore.
"Ajo që po ndodh me Xherdan Shaqirin dhe çështjen e shiritit të kapitenit është si në kopsht të fëmijëve. Çdo lojtar që mban fanellën e përfaqësueses duhet të ndihet si kapiten. Kjo pasi po përfaqëson vendin e vet. Për që Shaqiri thotë se dëshiron të koncentrohet në klub është një shaka e keqe. Këtë mund ta thotë kur ka një mundësi të luajë. Por, me këtë situatë? Çdo ndeshje që e bën ai me përfaqësuese është ndihmë për të dhe Liverpoolin, më shumë sesa që është të qëndrojë sërish në bankë apo tribuna", ka shkruar kolumnisti i "Blick" dhe ish-reprezentuesi i Zvicrës, Kubilay Turkiylmaz.
Ai vazhdimisht ka pasur qëndrim negativ ndaj shqiptarëve të përfaqësueses së Zvicrës.
"Refuzimi i Shaqirit është qesharak. Liverpooli ka vetëm reprezentues. A duhet tash të gjithë të refuzojnë përfaqësueset, pasi dy javë më vonë ka ndeshje skuadra? Është budallallëk kjo"...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Pavarësisht formës, Shaqiri nuk pritet të kthehet te Zvicra
-
Xhaka “ofron” shiritin e kapitenit për Shaqirin e pakënaqur
-
Debati i hapur dëshmon se sa i rëndësishëm është Shaqiri për Zvicrën
-
Shaqiri s’luan për Zvicrën për t’u fokusuar te Liverpooli
-
Trajneri i Baselit e sheh Shaqirin si opsion për Zvicrën