Vëllaznimi ka shënuar fitore bindëse ndaj Ponte Prizrenit, të shtunën. Ndeshja në Prizren përfundoi me rezultatin 88:71 në të mirë të skuadrës gjakovare. Kjo ndeshje i ka takuar xhiros së gjashtë të Superligës së Kosovës në basketboll.
Për Vëllaznimin është fitorja e dytë këtë edicion. Ponte pësoi humbjen e tretë.
Basketbollistët amerikanë të Vëllaznimit ishin të pandalshëm në Prizren.
Vëllaznimi ishte pa trajnerin Franko Strle, me të cilin është mësuar se ka ndarë rrugët. Skuadrën gjakovare e ka udhëhequr ndihmësi i Strles, Josip Plantak.
Artikuj të ngjashëm