Bardh Rexha e Burim Zekiqi, do të jenë pjesë e KB Vëllaznimit për edicionin 2023/24.
Klubi nga Gjakova, të hënën ka zyrtarizuar dy basketbollistët, të cilët i ka vlerësuar si të rëndësishëm për arritjen e objektivave në edicionin e ri.
Rexha i është bashkuar Vëllaznimit nga skuadra e Rahovecit, ndërsa Zekiqi e ka vazhduar bashkëpunimin me ekipin gjakovar. Vëllaznimi edicionin e shkuar luajti në garat e plejofit, duke u eliminuar në serinë çerekfinale, ndërsa Zekiqi luajti me një mesatare prej 8 pikëve e 3 kërcimeve. Në anëntjetër, Rexha luajti me një mesatare prej 7.4 pikëve dhe 6 kërcimeve për Rahovecin.