Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Vëllaznimi befason Sigal Prishtinën

Sigal Prishtina ka regjistruar humbjen e katërt këtë edicion në Superligën e Kosovës në basketboll, të cilën ia shkaktoi skuadra e Vëllaznimit. Dueli i xhiros së gjashtë që u zhvillua të mërkurën në Prishtinë, përfundoi me rezultatin 73:61 në të mirë të ekipit gjakovar.

Për Vëllaznimin, kjo ishte fitorja e dytë këtë edicion që e ngrit në kuotën e tetë pikëve, sa i ka edhe skuadra e Sigal Prishtinës.

Devante Jackson me 18 pikë të shënuara ishte më i merituari për fitoren e Vëllaznimit, në të cilën kontribuan edhe Cedric Council (14 pikë, 11 kërcime), Robert Shestani (11) dhe Christopher Hortman (10 pikë, 10 kërcime, 10 asistime). Te Prishtina, vetëm tre basketbollistë e mbyllën ndeshjen me pikëdyshifrore. Fisnik Rugova ishte më i dalluari me 16 pikë, i përcjellë nga Arian Qallaku (13) dhe Daniel Lekndreaj (11 pikë, 11 kërcime).