Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Vëllai i Furyt pret debutimin në boksin profesionist

Vëllai i vogël i ish-kampionit të botës në peshën e rëndë, Tyson Fury, Tommy, do të bëjë debutimin e tij në boksin profesionist më vonë, këtë vit.

Ai ka firmosur kontratë promovuese me promotorin Frank Warren.

Tinejxheri Tommy Fury ka pasur vetëm pak meçe në boksin amator, mirëpo ai është i gatshëm për të kaluar në boksin profesionist dhe të luftojë në kategorinë gjysmë të rëndë.

Fury, që stërvitet nga ish-kampioni i botës Ricky Hatton, do të boksojë në parameç në mbrëmjen e 22 dhjetorit në “Manchester Arena”, në të cilën mbrëmje meç kryesor do të jetë dueli për titull bote në peshën pendël në versionin IBF mes Josh Warringtonit dhe Carl Framptonit...(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)