Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Veliu titullar te Gaziantepi

Pak ditë pasi iu bashkua ekipit të ri, Gaziantep në Turqi, Valmir Veliu është titullar në ndeshjen e tij të parë.

Gaziantepi është duke luajtur ndeshje kontrolluese kundër ekipit nga Rumania, Hermannstadt.

Veliu në fillim të kësaj jave iu bashkua Gaziantepit në stërvitje. Ai te skuadra turke u transferua nga Llapi për 180 mijë euro. Veliu me Gaziantepin ka firmosur kontratë trevjeçare.