Matias Vecino, në prag të sfidës ndaj Juventusit, thotë se Interi do të luftojë për titull të Serie A në sezonin e ardhshëm.
Me fitore të mundshme ndaj Juventusit do të siguronte kualifikimin në Ligën e Kampionëve, raporton Football Italia.
“Kemi shansin të përfundojmë diskutimet për Ligën e Kampionëve, pasi edhe ekipet e tjera kanë ndeshje të vështira”, ka thënë Vecino, transmeton Koha.net. “Do të jetë mundësi e bukur ta bëjmë këtë ndaj Juves. Është një ndeshje që ndjehet nga klubi”.
Ai thotë se Interi duhet të punojë, megjithatë shpreh bindjen se në sezonin e ardhshëm skuadra e tij do të luftojë për titull.
“Duhet të punojmë. Në sezonin tjetër do të kthehemi të luftojmë për Scudetto. Është objektiv për klubin, por ta themi tani ka ndonjë kuptim”, është shprehur ai.
Interi e pret Juventusin në San Siro të shtunën nga ora 20:30.