Andreas Brehme, golashënues i golit fitues për Gjermaninë në Kupën e Botës më 1990, ka vdekur në moshën 63-vjeçare.
Legjenda, që luante si mbrojtës i krahut të majtë, pati realizuar penalltinë në minutën e 85-të për të mposhtur Argjentinën 1:0 në Romë.
Brehme u paraqit 86 herë për Gjermaninë dhe ka fituar edhe Bundesligën me Kaiserslauternin e Bayernin, si dhe një titull të Series A me Interin.
Bayerni ka shprehur ngushëllime për ish-lojtarin.
“Klubi i futbollit Bayern është tej mase i mërzitur nga vdekja e papritur e Andreas Brehmes. U shprehim ngushëllimet më të thella familjes dhe miqve. Andreas Brehme do të jetë përherë në zemrat tona, si fitues i Kupës së Botës dhe më e rëndësishmja, si person i veçantë. Ai do të jetë gjithmonë pjesë e familjes së Bayernit. Pusho në paqe, Andi”, thuhet në mesazhin e Bayernit.