Ish-ylli i Newcastlet, mesfushori Cheick Tiote, ka ndërruar jetë në moshën 30-vjeçare pas kolapsit të pësuar në Pekin.
Ish-reprezentuesi i Bregut të Fildishtë vdiq gjatë ushtrimeve me klubin e tij. Ai ishte dërguar në spital, por nuk kishte arritur të shpëtonte pas trajtimit emergjent.
Tiote nisi karrierën si futbollist në Belgjikë me Anderlechti, ndërsa më pas ishte pjesë edhe e Twentes në Holandë.
Në vitin 2010 u bë pjesë e Newcastlet dhe pati më shumë se 150 paraqitje për klubin e njohur anglez para se të largohej drejt Kinës në fillim të sezonit të shkuar.
Tiote ishte duke luajtur për Beijing Enterprises në Kinë.
Artikuj të ngjashëm