Hendbollisti nga Kroacia, Denis Tot, ka vdekur të premten në spitalin e Shkupit. Mediumet kroate kanë njoftuar se 27-vjeçari nuk arriti të shërohet pasi ishte në gjendje të rëndë.
“Ike shumë shpejt, i dashur, prehu në paqe. Asgjë nuk do të jetë e njëjtë pa ty”, ka shkruar vëllai i tij i vogël Boris në rrjetet sociale.
Rrethanat janë ende të paqarta, informacionet e para kanë qenë për një sulm fizik ndaj tij prej të cilit ka pësuar lëndime të rënda, të cilin nga spitali i Shkupit e kanë mohuar duke thënë se bëhet fjalë për arrest kardiak.
“Ajo që është e çuditshme në të gjithë historinë është se në të nuk kishte asnjë gjurmë dhune. Ai është sjellë në klinikën tonë në gjendje kritike dhe zemra nuk i rrihte”, tha drejtoresha e spitalit në Shkup, Maja Mojsova.
Mirëpo, një burim nga spitali i Shkupit ka konfirmuar se në një lokal nate ka ndodhur sulm fizik ndaj hendbollistit kroat.
Edhe
Publikohet videoja e sulmit vdekjeprurës ndaj hendbollistit kroat në Shkup
“E kanë goditur me grushte, por edhe me shkopinj. Ai kishte fraktura të shumta në të gjithë trupin”, ka thënë burimi.
Hot, verën e shkuar iu bashkua ekipit Butel të Shkupit nga Ohri. Pjesën më të madhe të karrierës, ai e ka kaluar tek ekipi nga Spanja, Ademar Leon. Ai gjithashtu luajti për Bruckun austriak dhe Poreçin dhe Bjelovarin.
-
Hendbollisti kroat megjithatë ishte rrahur në Shkup, dy të arrestuar
-
Vdekja misterioze e hendbollistit kroat – policia thotë se nuk ka pasur dhunë, familja ka version tjetër të tregimit
-
Nga grumbullimi i Kosovës largohet një tjetër lojtar
-
Trajneri turk vdiq pas sulmit në zemër që e pësoi në aeroport, kishte bërë bujë edhe me deklaratat për Kosovën