Hendbollisti kroat i Butelit të Shkupit, Denis Tot (27 vjeç), megjithatë ka vdekur nga pasojat e konfliktit fizik dhe goditjes që mori. Kështu kanë njoftuar mediat kroate të shtunën, duke u bazuar në raportimin e Telma TV në Maqedoni të Veriut.
Ndërkohë edhe policia maqedonase ka konfirmuar se bëhet fjalë për sulm fizik.
Hendbollisti kroat vdiq të premten në spital, pasi në orët e hershme të së premtes ishte dërguar në një klinikë në Shkup, pa vetëdije.
Fillimisht mediat në Maqedoni dhe Kroaci kanë raportuar se Tot ishte sulmuar dhe ishte rrahur. Por policia në Maqedoni ka demantuar këtë dhe ka thënë se në trupin e hendbollistit nuk ka lëndime. Se Tot është rrahur e kishte mohuar edhe udhëheqja e spitalit, Maja Mojsova.
Mjekët luftuan për orë të tëra që ta mbajnë në jetë, por pa sukses. U raportua se Tot vdiq nga sulmi në zemër, ndërsa këtë e kishte konfirmuar edhe vëllai i lojtarit.
Edhe
Publikohet videoja e sulmit vdekjeprurës ndaj hendbollistit kroat në Shkup
Të shtunën megjithatë është zbuluar dhe është konfirmuar që vdekjes së hendbollistit të ri i ka paraprirë sulmi fizik, raporton “index.hr”.
Pra bëhet fjalë për vdekje të dhunshme. Obduksioni ka treguar që Totit për shkak të një goditje në kokë i është lënduar rëndë truri, që ishte e kobshme.
Të përfshirë janë tre persona, ndërsa dy prej tyre, një djalë dhe një vajzë, tashmë janë arrestuar. I treti është në arrati.
Në një videoincizim shihet që Tot dhe pjesëmarrësit e tjerë në rrahje ishin në shoqëri të njëjtë në klubin e natës. Tot mbeti pa vetëdije, ndërsa të tjerët u larguan. Trupi i hendbollistit të ri është parë nga një punëtor i diskotekës që menjëherë ka thirrur ndihmën e shpejtë.
Edhe
Vdekja misterioze e hendbollistit kroat – policia thotë se nuk ka pasur dhunë, familja ka version tjetër të tregimit
Sulmi fizik është konfirmuar edhe nga policia.
“Më 7 prill rreth orës 3.30 para një klubi të natës erdhi te konflikti verbal në mes të Denis Tot dhe personave A. L. (28), K. L. (19) dhe A. K. (22), të gjithë nga Shkupi. Treshja e ka sulmuar Denisin dhe e ka goditur në kokë. Ai me kokë ka goditur në asfalt dhe ka humbur vetëdijen. Menjëherë është dërguar në spital. Kemi marrë incizimet e sigurisë dhe kemi bërë biseda të shumta, duke përfshirë edhe dy të dyshuarit. I treti (A.L.) nuk është ende i qasshëm për policinë dhe shtëpia e tij është kontrolluar”, kanë thënë nga policia.