Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Vdiq boksieri jug-afrikan pas lëndimeve të marra në meç në fundjavë

Boksieri profesionist nga Afrika e Jugut, Simiso Buthelezi, ka humbur jetën, pas lëndimeve që mori gjatë meçit të fundjavës së kaluar.

Buthelezi po boksonte për titullin e Afrikës në kategorinë e lehtë në versionin }BF kundër Siphesihle Mntungwa.

Buthelesi pësoi me ndërprerje në raund të dhjetë. Pamjet e meçit bënë bujë. Buthelezi dukej se humbi orientimin, ndërsa u kthye në anën e kundërt të kundërshtarit duke dhënë grushte në ajër.

Referi ndërpreu menjëherë meçin.

Ai ishte vendosur në komë artificiale, por nuk arriti t’i mbijetonte plagëve që mori në kokë.

“Me pikëllim të thellë njoftojmë se Simiso Buthelezi ka humbur jetën”, ka njoftuar Federata e Boksit të Afrikës së Jugut.

Edhe Boksieri nigerian vdiq pas kolapsimit në ring Luftarake Boksieri nigerian vdiq pas kolapsimit në ring

Në deklaratë është njoftuar se Buthelezi mori lëndime në tru.