Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Vdes volejbollistja e njohur nga Brazili

Sporti i volejbollit po e vajton humbjen e lojtares nga Brazili, Ana Paula Borgo, e cila ka ndërruar jetë. Borgo ka vdekur në moshën 29-vjeçare pas betejës së gjatë me kancerin në stomak.

Borgo ka pasur një karrierë të madhe në volejboll, pasi ka luajtur për skuadrat nga Brazili, si Sao Caetano, Pinheiros, Osasco, Praia Clube dhe Fluminense.

Ndërkohë, në Evropë ka luajtur në Turqi për ekipin Kale 1957 dhe Itali te skuadra Volleyball Bergamo.

Ajo ka qenë e suksesshme edhe në nivelin ndërkombëtar, pasi ka qenë reprezentuese e Brazilit. Në vitin 2019, Borgo fitoi medaljen e argjendtë me Brazilin në Ligën e Kombeve.

Po ashtu, ajo ka fituar medaljen e artë edhe në Kampionatin Botëror të vitit 2015 me gjeneratën U23.

Artikuj të ngjashëm