Olimpisti italian Donato Sabia ka humbur jetën pas komplikimeve shëndetësore që i janë shkaktuar nga koronavirusi. Lajmin e ka bërë të ditur Komiteti Olimpik i Italisë (CONI), transmeton Koha.net.
Sabia 56-vjeçar dy herë kishte arritur në finale të garës në 800 metra vrapim në Lojërat Olimpike. Ai ishte në njësitin e kujdesit intensiv në spitalin San Carlo në Potenza për disa ditë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSabia përfundoi i pesti në Lojërat Olimpike “Los Angeles 1984” dhe i shtati në “Seoul 1978”. Ai fitoi medaljen e artë në 800 metra vrapim në Kampionatin Evropian në palestër në vitin 1984. Sipas, CONI-t, Donato është finalisti i parë olimpik në botë që ka vdekur nga virusi.
Federata e Atletikës e Italisë (Fidal), që e ka përshkruar atë si “një atlet jashtëzakonisht të talentuar, por, mbi të gjitha, person shumë i dashur”, ka treguar se edhe babai i Sabias ka vdekur nga COVID-19 disa ditë më herët.
“Është tragjedi brenda tragjedie. Donato ishte person që nuk mund të mos e doje”, ka thënë presidenti i Fidal-it, Alfio Giomi.