Reprezentuesi i Përfaqësueses së Turqisë dhe mbrojtësi i Konyasporit, Ahmet Calik ka vdekur në një aksident rrugor të martën, kanë njoftuar mediumet e huaja. Calik 27-vjeçar, bëhet e ditur se ka vdekur pas aksidentit, në të cilin ishte përfshirë në mëngjes në Ankara.
Thuhet se ai nuk ka arritur t'i mbijetojë plagëve pasi rrokullisjes së veturës së tij, që po e kishte humbur kontrollin.
Krahas klubit të tij, Konyaspor kanë reaguar edhe Federata e Futbollit të Turqisë si dhe shumë personalitete të futbollit duke shprehur ngushëllimet e tyre për vdekjen e Calikut.
Ai kishte tetë paraqitje me Turqinë kurse krahas Konyasporit ka luajtur edhe te Galatasaray e Gençlerbirligi.

Artikuj të ngjashëm
-
Çalik kujtohet me emocione nga tifozët dhe lojtarët e Konyasporit, komentatori qan
-
FFK-ja ngushëllon familjen për vdekjen e futbollistit 22-vjeçar
-
Vdiq futbollisti Fatjon Bunjaku
-
Pas ndeshjes me Kosovën, portieri turk përfundon në spital
-
Klubi më i dobët në botë fshihet në Turqi – bilanci katastrofik dhe historia tragjike