Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Vdes legjenda e Atleticos, Capon

Foto: AS

Futbollisti legjendar i Atletico Madridit, Jose Luis Capon ka vdekur të dielën në moshën 72-vjeçare, shkaku i pneumonisë që i është shkaktuar nga koronavirusi, raportojnë mediumet spanjolle, transmeton Koha.net.

Lajmi tragjik vjen vetëm një ditë pas vdekjes së futbollistit 14-vjeçar të Atleticos, Christian Minchola.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Capon kishte luajtur për Atleticon nga viti 1970 deri në vitin 1980. Gjatë kohës së tij Capon fitoi ligën e Spanjës në vitin 1973 dhe 1977, Kupën Interkontinentale në vitin 1974 dhe Kupën e Spanjës në vitin 1976.

Gjatë nëntë stinorëve me klubin madrilen, mbrojtësi luajti 269 ndeshje në të gjitha garat.

Capon vuante nga Parkinsoni në vitet e fundit.