Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Vdes Jeton Nebiu, president i Federatës së Badmintonit të Kosovës

Ka vdekur Jeton Nebiu, presidenti i Federatës së Badmintonit të Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur Komiteti Olimpik i Kosovës, përmes një telegram ngushëllimi.

Telegram ngushëllimi për vdekjen e Jeton Nebiut nga KOK:

E nderuara familje e Jeton Nebiut, e nderuara Federatë e Badmintonit të Kosovës

Me dhimbje dhe pikëllim të thellë mësuam lajmin tronditës për ndarjen nga jeta të Jeton Nebiut, kryetar i Federatës së Badmintonit të Kosovës.

Edhe Vetëm humbje edhe në badminton Sport Vetëm humbje edhe në badminton

Brenda një viti e gjysmë, krejt papritur, ikën nga kjo botë, tre kryetarë federatash, duke na lënë thellësisht të pikëlluar dhe shumë të mërzitur!

Jetoni me shokë formuan Federatën e Badmintonit të Kosovës dhe brenda disa muajve e konsoliduan këtë sport duke organizuar kampionate, duke mbajtur kurse për trajnerë, për referë dhe për administratorë të sportit!

Në mendjet tona do të ruhet përgjithmonë kontributi i Jetonit, përkushtimi, sjellja e mirë dhe vizioni i qartë si kristali për ardhmërinë e sportit të badmintonit!

Në emër të Komitetit Olimpik të Kosovës dhe gjithë Lëvizjes Olimpike në Kosovë, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta, familjes së tij, Federatës së Badmintonit të Kosovës, miqve dhe gjithë dashamirësve të sportit.

Edhe LM, Kosova mposhtet edhe në badminton Sporte të tjera LM, Kosova mposhtet edhe në badminton

I qoftë i lehtë dheu i Kosovës!

Besim Hasani
Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës