Ka vdekur në mëngjesin e sotëm ish-presidenti dhe donatori i SC Gjilanit, Shukri Sylejmani.
Lajmin e ka konfirmuar klubi gjilanas në një postim në Facebook, por edhe kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“E nderuara familje Sylejmani, Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen nga jeta të biznesmenit të njohur gjilanas, Shukri Sylejmani. Ai do të mbahet në mend si presidenti i parë i SC Gjilanit dhe donatori i kryesor të klubit të krenarisë, për më shumë se një dekadë. Jam krenar që me inicimin tim, Kuvendi Komunal i Gjilanit e shpalli Shukën “Nderi i Qytetit” për kontributin e jashtëzakonshëm në sportin gjilanas dhe si i tillë do të kujtohet përgjithmonë. Ngushëllimet më të sinqerta familjes Sylejmani, shokëve, kolegëve dhe klubit SC Gjilani. Lamtumirë, miku im!”, thuhet në telegramin e Hazirit.