Ka vdekur doktori dhe ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Shukri Gërxhaliu.
Lajmin e ka bërë të ditur vajza e tij, Gonxhe Gërxhaliu, duke shkruar në Facebook të martën se varrimi i tij do të bëhet të mërkurën (27 shtator) në fshatin Studime të Vushtrrisë.
“Të Allahut jemi dhe te ai do të kthehemi! Njoftojmë të gjithë familjarët dhe të afërmit se sot, në moshën 70 vjeçare ka ndërruar jetë më i dashuri jonë, babi, bashkëshorti, gjyshi dhe vëllau, Dr. Shukri Gërxhaliu. Varrimi i më të dashurit tonë bëhet nesër me kohë të drekës në Studime të Vushtrrisë. Me zemra të thyera, familja Gërxhaliu”, thuhet në njoftimin e saj.
Gërxhaliu ka lindur në vitin 1952.
Pos në rolin e mjekut, ai pati shërbyer edhe gjatë luftës në Kosovë. Ai ka dëshmuar në Tribunalin e Gjykatës së Hagës kundër Sllobodan Millosheviqit, ish-udhëheqës i Serbisë në Jugosllavi.
Në një nga dëshmitë, ai kishte rrëfyer mbi vrasjen e civilëve në një autokolonë me rreth 40.000 refugjatë në drejtim të Vushtrrisë më 2 maj të 99-s, që ishte sulmuar nga forcat serbe.
-
Vdiq 58-vjeçari në QKUK, ishte rrëzuar muajin e kaluar nga çatia e shtëpisë ku po punonte
-
Vdiq personi që u aksidentua në Vushtrri para gati tre javësh
-
Vdiq Bujar Bukoshi, mjeku që për tetë vjet e drejtoi Qeverinë në mërgim
-
Vdiq Bujar Bukoshi
-
Qerkini - një çerekshekull në kërkim të djalit e mbi 1600 të zhdukurve të tjerë