Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Vazquez do të pëlqente transferimin në SHBA

Foto: Reuters

Sulmuesi anësor spanjoll i Real Madridit, Lucas Vazquez ka pranuar se do të pëlqente që një ditë të luante në ligën MLS të SHBA-së.

Vazquez 28-vjeçar këtë stinor për Realin ka luajtur vetëm 14 nga 27 ndeshjet e mundshme në La Liga, ndërsa në vetëm gjashtë prej tyre ishte titullar.

Vazquez me Realin ka fituar tre tituj rresht në Ligën e Kampionëve dhe një herë La Ligan, që kur iu bashkua klubit nga Espanyoli në verën e vitit 2015.

Mirëpo, ai po mendon të largohet nga klubi madrilen në fund të stinorit.

“Do të ishte e jashtëzakonshme. Do të më pëlqente që një ditë të luajë në ligën MLS”, ka thënë Vazquez për “Bleacher Report”, transmeton Koha.net. “Më pëlqen basketbolli. Më pëlqejnë skuadrat ku luan LeBron James”.

Mirëpo, Vazquez ka insistuar se është i kënaqur te Reali.

“Jam vërtetë krenar që jam pjesë te Real Madridi, klubi më i mirë në botë. Është kënaqësi të kesh mundësi të luash për Realin. Unë mundohem që lëvdatat e kritikat të mos ndikojnë tepër tek unë. Mundohem të jap maksimumin sa herë që luajë”, ka thënë Vazquez.