Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Vazhdon kriza e Interit në Serie A

Goli i jashtëzakonshëm i Antonio Candrevas të Salernitanas në minutën e fundit të ndeshjes ndaj Interit, ia ka siguruar një pikë skuadrës së tij.

Salernitana që po lufton për mbetje në elitën e futbollit të Italisë në edicionin e sivjetmë, e ka ndalur në barazim Interin që po lufton për të zënë një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve edicionin tjetër. Ishte ndeshja e pestë radhazi e Zikaltërve që nuk gjejnë fitoren në kampionat.

Salernitana dhe Interi të premten gjatë ditës barazuan 1:1 në kuadër të xhiros së 29-të të Serie A të Italisë.

Robin Gosens i kaloi mysafirët në epërsi në minutën e gjashtë, me gjuajte të saktë nga zona.

Ndëkohë, Candreva në minutën e 90-të, tentoi të harkonte në zonë, por e dërgoi topin në rrjetën e portierit Andre Onana.

Candreva në të kaluarën karrierë ka bërë edhe tek Interi.

Interi pas 29 ndeshjeve të luajtura ka 51 pikë në vendin e katërt. Fitorja e fundit e skuadrës së Inzaghit ishte më 5 mars ndaj Lecces.

Salernitana ka 29 pikë në vendin e 15-të.

Artikuj të ngjashëm