Barcelona tashmë është katër ndeshje pa fitore në La Liga, me 3 barazime e një humbje në katër xhirot e fundit.
Sonte Barcelona barazoi në udhëtim te Valencia, 1-1, transmeton Koha.net.
“Lakuriqët” e nisën për mrekulli takimin duke kaluar në epërsi në minutën e dytë përmes Garayt.
E shifrat Barça i barazoi në minutën e 23 përmes Leo Messit që shënoi nga një asistim i Suarezit.
Në vendin e dytë Barcelona ka 15 pikë, një më pak se lideri Sevilla. Ndërsa Valencia në vendin e 13 ka 9 pikë.
Artikuj të ngjashëm