Sport

Vazhdon fati i keq i Szczesnyt në Kampionate Evropiane

Portieri i Polonisë, Wojciech Szczesny nuk ka pasur shumë fat në ndeshjen hapëse në Kampionate Evropiane. Është përjashtuar në vitin 2012. Është lënduar në vitin 2016. Tani ka realizuar autogol në Euro 2020. Anëtari i Juventusit është bërë portieri i parë që ka shënuar autogol në Kampionate Evropiane. Kjo ndodhi të hënën në humbjen 2:1 të Polonisë nga Sllovakia.

Por Szczesny nuk ka mundur të bëj shumë për këtë. Ai tashmë ishte hedhur në tentim për të bllokuar gjuajtjen e Robert Mak në minutën e 18-të. Topi shkoi në shtyllë e prej shtyllës në dorën e tij dhe përfundoi në rrjetë. Ai nuk kishte përkrahjen e bashkëlojtarëve kur Milan Shkriniar shënoi golin e fitores në minutën e 69-të. Szczesny ka stabilizuar veten si një nga portierët më të besueshëm në Evropë.

Reputacioni i tij është rritur që kur iu bashkua Juventusit nga Arsenali në vitin 2017. Polonia ka portierë cilësorë. Lukasz Fabianski është opsion, por Szczesny është rregullisht numër një. Por në ngjarjet e mëdha i ka munguar fati. Në vitin 2012 ai mori karton të kuq në ndeshjen hapëse të Polonisë, për një faul ndaj Dimitris Salpingidis të Greqisë.

Në vitin 2016, prapë në ndeshjen hapëse të Polonisë, ky portier pësoi lëndim muskulorë dhe mungoi në pjesën e mbetur të kampionatit. Por vuajtja nuk kufizohet vetëm në Evropian. Në ndeshjen hapëse të Botërorit 2018, Szczesny ia dhuroi një gol M’Baye Niangut të Senegalit, që fitoi 2:1.