Laura Fazliu ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos në Kazakistan.
Laura garoi të shtunën në kategorinë deri 63 kilogramë, ndërsa për medalje të bronztë e mposhti rusen Dali Liluashvili. Ajo garoi si e pavarur.
Laura ka dominuar plotësisht, ndërsa pak para fundit realizoi hedhje të bukur për uazari.
Laura e nisi ditën me fitore ndaj Esmigul Kuyulova të Kazakistanit. Më pas pësoi nga jugkoreanja Jisu Kim.
Në repesazh mposhti fillimisht rusen Kamila Badurova e më pas Liluashvilin. Laura, si zakonisht, është shquar edhe me aksione të bukura.
Ajo ka fituar 500 pikë të rëndësishme në ranglistën botërore.
Edhe
Laura lufton për medalje të bronztë
Për Laurën është medalja e tretë këtë vit.
Të shtunën garuan edhe Akil Gjakova e Loriana Kuka. Akili u rendit i shtati në kategorinë deri 73 kg, ndërsa Loriana pësoi në luftën e parë. Të premten Nora Gjakova fitoi medalje të argjendtë.
Grand Slami në Astana të Kazakistanit ishte një tjetër garë e suksesshme për xhudon kosovare.