Laura Fazliu do të luftojë për medalje të bronztë në Grand Slamin e xhudos në Astana të Kazakistanit.
Laura po garon në kategorinë deri 63 kilogramë dhe është një fitore larg vendit të tretë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLaura në xhiron e parë ishte e lirë e në xhiron e dytë e mposhti Esmigul Kuyulovan e Kazakistanit. Më pas zhvilloi luftë të fortë me jugkoreanen Jisu Kim. Gjyqtari, befasisht, ia dha shpejt dy dënime dhe kjo e kishte ndikimin e vet. Lufta shkoi në kohën shtesë, ndërsa Kim fitoi me Ippon.
Në repesazh, Laura e kaloi rusen Kamila Badurova, që garon si e pavarur.
Loriana Kuka në kategorinë deri 70 kg nuk kishte fat në short dhe u ndal në luftën e parë. Përballë e kishte holandezen me përvojë, Kim Polling.
Akil Gjakova garoi në kategorinë deri 73 kg. E mposhti fillimisht rusin Ayb Khazhaliev e më pas azerbajxhanasin Telman Valiyev. Humbi në çerekfinale nga Askar Narkulov i Kazakistanit e më pas në repesazh nga Zhansay Smagulov, po ashtu i Kazakistanit. Kështu përfundoi i shtati.