Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Vavalis krenar me paraqitjen e Dritës

Trajneri i Dritës, Akis Vavalis ka përgëzuar futbollistët e tij për paraqitjen e mirë ndaj Plzenit.

Drita u eliminua në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës, pasi u mposht 2:1 në ndeshjen e kthimit në Prishtinë.

Me fitoren në Prishtinë, Plzeni avancoi tutje pasi ndeshja e parë në Çeki përfundoi pa gola.

“Ky është futbolli dhe gjëra të tilla ndodhin, pasi kemi luajtur kundër një ekipi shumë të fortë. Në ndeshjen e dytë kemi luajtur mirë, pasi Plzeni nuk ka krijuar më shumë se tri raste. Kështu që, mendoj se kemi bërë një paraqitje shumë të mirë dhe jam shumë krenar me atë që kemi treguar në këto dy ndeshje. Në e kemi dëshmuar se mund të luajmë futboll edhe kundër ekipeve të mëdha”, ka thënë Vavalis pas ndeshjes.