Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Vaterpolisti i njohur serb thotë se sportistët serbë duhet të paraqiten në podiume me ata të Kosovës

Vaterpolisti legjendar serb, që tani drejton Komunën e Beogradit të Ri, Aleksandar Shapiq, ka folur haptas në lidhje me atë se a duhet që sportistët serbë të paraqiten në podium bashkë me ata të Kosovës nëse fitojnë medalje.

Sipas tij, nëse sportistët serbë dhe ata shqiptarë të Kosovës garojnë bashkërisht në një garë, atëherë përse të mos dalin edhe në podium së bashku.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Më duhet të pranoj se nuk e kuptoj debatin për temën se a duhet të paraqitemi në podium nëse në të janë përfaqësuesit e të të ashtuquajturit shtet i Kosovës. Duhet të ketë vendim të shtetit se a duhet të garojmë me ta apo jo? Nëse garon, i respekton të gjitha procedurat dhe kaq. Çfarë është ky debat absurd?”, ka shkruar Shapiq në Twitter, raporton Koha.net.

Kujtojmë se sportistët serbë, me një vendim të shtetit serb, nuk pranojnë të paraqiten në podium të çfarëdo gare nëse në të paraqiten edhe sportistët nga Kosova.