KB Bashkimi femrat është shpallur kampion i Superligës së Kosovës në basketboll, duke e mposhtur në finale Penzën.
Skuadra nga Prizreni e mposhti Penzën në ndeshjen e tretë finale me rezultat bindës, 77-50, transmeton Koha.net.
Ky është titulli i parë për vashat e Bashkimit që nga viti 2011.
Khadija Brown ishte më e mira te Bashkimi me 29 pikë, ndërsa u ndihmua nga Gresa Gashi që shënoi 13 pikë.
Artikuj të ngjashëm