Ylli i Leicesterit, Jamie Vardy ka hyrë në histori të Premier Ligës me golin e shënuar ndaj Manchester Cityt.
Ai është bërë futbollisti i parë që ka shënuar ndaj top gjashtë ekipeve të Premier Ligës brenda një sezoni, raporton BBC.
Vardy shënoi ndaj Manchester Cityt në minutën e 24 për të barazuar shifrat, transmeton Koha.net.
Ai deri më tani këtë sezon i ka shënuar edhe Arsenalit, Chelseat, Liverpoolit, Manchester Unitedit e Tottenhamit.